Tuesday, October 13, 2009

Misteri i Atlantides ndodhet ne Egje?

Posted by biLi at 3:01 AM
Nje shperthim i madh vullkanik ne mes te detit dhe nje vale e madhe kane arritur te permbytin nje ishull te madh grek mijera vjet me pare.
Kjo ngjarje mendohet se ka frymezuar Platonin te shkruaje per qyteterimin e zhdukur te Atlantides ne librin e tij, “Dialogjet”. Sipas nje studimi izraelit, shperthimi i vullkanit ne afersi te arkipelagut te Santorinit shkaktoi nje cunami, duke pembytur ishuj te tere per shkak te vales qe arriti deri ne 30 metra lartesi. Ishujt e Santorinit, rreth 200 km ne jug te bregdetit grek tregojne qarte edhe sot e kesaj dite prejardhjen e tyre vullkanike. Valet e cunamit u perhapen ne gjithe Egjeun pergjate 2 oreve. Ky ka qene vullkani me i madh qe ka perfshire ishullin e Theres qe sot quhet Santorini. Ngjarja ka ndodhur mes viteve 1630-1550 para Krishtit dhe sipas studimit te Institutit Interuniversitar te Shkencave Detare ne Eliat te Izraelit, kjo histori ka inspiruar Platonin te flase per qyteterimin e humbur dhe shume te pasur ne ate kohe. Kerkuesit kane germuar ne plazhin e Izraelit ne 20 metra thellesi, duke gjetur sedimente dhe mbetje te vullkanit. “Rindertuam gjithe ngjarjen dhe ajo qe gjetem ne breg mund te jete mbetje e sjelle nga nje vale anormale”, shpjegon gjeoarkeologu Beverly Goodman. Ne vijim, ai shton se nje fenomen i tille natyror eshte ne gjendje te zhduke nje civilizim dhe jo thjesht nje cope toke.

1 comments on "Misteri i Atlantides ndodhet ne Egje?"

blogger on January 19, 2026 at 2:45 AM said...

Më diagnostikuan me rezervë të dobët ovariane dhe me një prognozë shumë të keqe për të pasur një fëmijë me vezët e mia. Madje më dhanë mundësinë të merrja në konsideratë vezët e donatorëve. Kjo ndodhi rreth korrikut 2022. U ndjeva absolutisht e shkatërruar nga lajmi dhe organizova një fertilizim in vitro për nëntor 2024, por edhe ky proces dështoi. Duke qenë se nuk kisha asgjë për të humbur, kontaktova Dr. Agbazara-n që takova në internet dhe ai më dërgoi produktin e tij bimor. Besojeni ose jo... brenda pak javësh pas ndihmës së tij, jam shtatzënë. Kontaktojeni sot për çdo lloj problemi dhe jini të lumtura si unë nëpërmjet 📧email-it në: ( agbazara@gmail.com ) Ose nëpërmjet Whatsapp +2348104102662

Post a Comment

 

Lifestyle Copyright 2009 Reflection Designed by Ipiet Templates Image by Tadpole's Notez