Tuesday, October 13, 2009

Shakaja e natyres frikeson Mosken

Posted by biLi at 3:02 AM 0 comments

Qiell i frikshem ne Moske ku banoret kane pare per disa momente nje re ne formen e nje objekti jashtetokesor, cka ka ngjallur kureshtje por edhe frike mes moskoviteve.
Nje shaka e pakendshme e natyres eshte fotografuar para pak ditesh ne Moske. Reja eshte fotografuar nga dritarja e nje automobili dhe eshte publikuar ne Youtube ku u klikua mbi 100 mije here. “Kurre nuk kam pare dicka te tille. Eshte nje mister i vertete”, thote per tabloidin “The Sun” analisti i objekteve misterioze, Nick Pope. “Ne internet njerezit jane cmendur rreth diskutimeve te ndryshme per ekzistencen ose jo te UFO-ve”, shton Pope. Nderkohe, nje zedhenes i Qendres Meteorologjike ne Moske ka pranuar se behet fjale per nje fenomen te rralle. Ai shtoi se ky eshte thjesht nje iluzion optik. “Nje loje dritash si pasoje e disa efekteve atmosferike”, thekson zedhenesi.

Misteri i Atlantides ndodhet ne Egje?

Posted by biLi at 3:01 AM 0 comments
Nje shperthim i madh vullkanik ne mes te detit dhe nje vale e madhe kane arritur te permbytin nje ishull te madh grek mijera vjet me pare.
Kjo ngjarje mendohet se ka frymezuar Platonin te shkruaje per qyteterimin e zhdukur te Atlantides ne librin e tij, “Dialogjet”. Sipas nje studimi izraelit, shperthimi i vullkanit ne afersi te arkipelagut te Santorinit shkaktoi nje cunami, duke pembytur ishuj te tere per shkak te vales qe arriti deri ne 30 metra lartesi. Ishujt e Santorinit, rreth 200 km ne jug te bregdetit grek tregojne qarte edhe sot e kesaj dite prejardhjen e tyre vullkanike. Valet e cunamit u perhapen ne gjithe Egjeun pergjate 2 oreve. Ky ka qene vullkani me i madh qe ka perfshire ishullin e Theres qe sot quhet Santorini. Ngjarja ka ndodhur mes viteve 1630-1550 para Krishtit dhe sipas studimit te Institutit Interuniversitar te Shkencave Detare ne Eliat te Izraelit, kjo histori ka inspiruar Platonin te flase per qyteterimin e humbur dhe shume te pasur ne ate kohe. Kerkuesit kane germuar ne plazhin e Izraelit ne 20 metra thellesi, duke gjetur sedimente dhe mbetje te vullkanit. “Rindertuam gjithe ngjarjen dhe ajo qe gjetem ne breg mund te jete mbetje e sjelle nga nje vale anormale”, shpjegon gjeoarkeologu Beverly Goodman. Ne vijim, ai shton se nje fenomen i tille natyror eshte ne gjendje te zhduke nje civilizim dhe jo thjesht nje cope toke.

Moda e timonit ne krah te kundert

Posted by biLi at 3:00 AM 0 comments
Makinat angleze, keta ishuj britanike midis nje trafiku kontinental jane shtuar kohet e fundit edhe ne rruget e vendit tone.
Irid Spahiu eshte nje nga te rinjte qe ka makine me timon ne krah te kundert. Ai thote se cmimi i leverdishem e coi drejt kesaj zgjedhjeje. “Veshtiresia eshte ne rruget dy-kalimshe kur ke ndonje fugon ose makine te madhe perpara dhe duhet te mbash pak distance per t’u futur ne parakalim”, thote Iridi. Nderkohe Afrim Cibaku eshte nje tjeter shqiptar me makine me timon anglez, qe thote se eshte nje moment i veshtire per te gjithe drejtuesit. “Shoferi, duke pasur gjithmone parasysh se ka timonin djathtas e mban mendjen gjithmone tek ruajtja e vetes dhe makines”, shprehet Afrimi. Si Iridi dhe Afrimi thone se ndryshe nga makinat me timon ne krah te majte, tek makinat e tyre pasagjeri duhet te jete i kujdesshem kur zbret. Edhe pse te ardhura nga nje bote tjeter ku rregullat jane te kunderta, makinat angleze po shqiptarizohen me lehtesi.

Friday, October 9, 2009

Ëmbëlsirat në fëmijëri ndërtojnë personalitet të dhunshëm

Posted by biLi at 5:07 AM 0 comments

Fëmijët të cilët çdo ditë hanë ëmbëlsira dhe çokollatë kanë më shumë prirje që të jenë të dhunshëm kur të rriten, njofton një studim i ri.
Përcjellja e shprehive ushqyese te 17.500 fëmijë nga fëmijëria deri në moshë të rritur ka treguar numër shumë të madh të kriminalitetit te personat të cilët në fëmijëri, çdo ditë kishin konsumuar ëmbëlsira dhe çokollata. Këtë gjë, autorët e studimit e shpjegojnë me faktin se fëmijët të cilët mësohen që çdo ditë ta marrin ëmbëlsirën që kërkojnë, nuk mësohen që ndonjëherë duhet të presin për atë që e dëshirojnë. Prandaj këta fëmijë bëhen më impulsivë kur rriten.

Lëngjet përmbajnë më shumë vitaminë C

Posted by biLi at 5:06 AM 0 comments

Një ekip farmakologësh nga Universiteti Santiago de Compostela ka vërtetuar se shumica e lëngjeve të pemëve dhe pijeve joalkoolike, përmbajnë shumë më tepër vitaminë C sesa shkruan në produkt.
Nga 17 mostra të analizuara, është parë se lëngjet që përmbanin më shumë vitaminë C, ishin: lëngu i mollës (840 mg/l), ananasit (702 mg/l) dhe portokallit (352-739 ml/l)- ndërkohë që vlerat e shkruara në produktet për sasinë e vitaminës C te këto lëngje varironin nga 30.2 deri në 261 mg/l, shkruan revista “Food Chemistry”. Duke qenë se vitamina C shpesh përdoret si shtesë në industrinë ushqyese, nuk është befasuese përmbajtja e madhe e saj në lëngjeve të cilat edhe ashtu janë të pasura me këtë anti-oksidues të rëndësishëm.

Tuesday, October 6, 2009

Injeksion në vend të kondomit

Posted by biLi at 2:47 AM 0 comments

Edhe pse meshkujt nuk do të gëzohen me zbulimin e ri- lajmi i ri që vijnë nga ekspertët do t’i mbrojnë femrat nga shtatzënia. Në fakt, zbulimi është një injeksion, i cili do të shërbejë si mjet kontraceptiv për meshkujt.
Shkencëtarët skocezë kanë zhvilluar një injeksion hormonal, i cili në mënyrë drastike zvogëlon numrin e spermatozoideve dhe rrjedhimisht pengon fertilizimin e qelizës vezë. Injeksioni aktualisht ende është fazat e testimit, mirëpo shkencëtarët thonë se ky injeksion do të jetë shumë më i mirë se kondomët sepse do të ketë efektin e ngjashëm sikurse pilulat kontraceptive të femrave.

I shpeton tragjedise ne bungee jumping

Posted by biLi at 2:46 AM 0 comments

Shpeton per mrekulli nga vdekja nje turist ne Tajlande. Studenti 22-vjecar anglez kerkoi te merrte gjithe kenaqesine qe shkakton bungee jumping ne nje lartesi prej 50 metrash i lidhur nga kavoja elastike.
Kavoja u keput, ndersa i riu perfundoi ne uje duke i shpetuar vdekjes per nje fije!E gjithe skena, qe ndodhi ne ishullin Phuket ne vendin te famshem per turizmin e tij, eshte filmuar nga shoket e 22-vjecarit. Rishi Baveja ndodhej ne Tajlande per te festuar me miqte e tij, notat e mira te marra ne Universitet dhe mendoi qe te provonte emocionet qe te dhuron bungee jumping.Ne momentet e renies se lire, kavoja u keput dhe ai perfundoi ne uje me nje shpejtesi 130 kilometra ne ore.Por mesa duket deshira per t'i shpetuar vdekjes ka bere qe ne momentet e fundit, Baveja te kthehet disi, duke bere qe forca e perplasjes te perqendrohej ne stomak dhe jo ne koke. Kjo gje i ka shpetuar atij jeten.Sipas tabloidit britanik "Daily Mail", Rishi Baveja ka pesuar fraktura te njejta me ato te nje aksidenti automobilistik.Ai do te qendroje per nje muaj ne spital, perpara se te kthehet ne Britani dhe te jete ne gjendje te ritregoje aventuren dramatike"Doktoret u habiten shume me ate qe me ka ndodhur mua dhe cuditen me faktin qe une jam gjalle. As une nuk e konceptoj dot se si arrita te shpetoj", thote me gjysme zeri 22-vjecari.
 

Lifestyle Copyright 2009 Reflection Designed by Ipiet Templates Image by Tadpole's Notez