Saturday, October 3, 2009

Gjysma e të porsalindurve të tanishëm do të jetojnë 100 vjet

Posted by biLi at 9:44 AM

Më shumë se gjysma e foshnjave të cilat lindin në kohën e tashme në vendet e zhvilluara, do të arrijnë moshën 100 vjeçare, njoftojnë ekspertët.

Në studimin e publikuar nga revista “Lancet”, thuhet se fëmijët të cilët lindin në këtë kohë, do të kenë më pak probleme shëndetësore në të ardhmen.

Në bazë të të dhënave të grumbulluara në më shumë se 30 vende është ardhur në përfundim që mënyra e shëndetshme jetësore është vendimtare për zgjatjen e jetëgjatësisë.

Të lindurit e tashëm, jo vetëm që do të jetojnë më gjatë, por kanë edhe jetë më kualitative dhe përjetojnë më pak probleme shëndetësore- thonë autorët e studimit.

0 comments on "Gjysma e të porsalindurve të tanishëm do të jetojnë 100 vjet"

Post a Comment

 

Lifestyle Copyright 2009 Reflection Designed by Ipiet Templates Image by Tadpole's Notez