Friday, October 9, 2009

Ëmbëlsirat në fëmijëri ndërtojnë personalitet të dhunshëm

Posted by biLi at 5:07 AM

Fëmijët të cilët çdo ditë hanë ëmbëlsira dhe çokollatë kanë më shumë prirje që të jenë të dhunshëm kur të rriten, njofton një studim i ri.
Përcjellja e shprehive ushqyese te 17.500 fëmijë nga fëmijëria deri në moshë të rritur ka treguar numër shumë të madh të kriminalitetit te personat të cilët në fëmijëri, çdo ditë kishin konsumuar ëmbëlsira dhe çokollata. Këtë gjë, autorët e studimit e shpjegojnë me faktin se fëmijët të cilët mësohen që çdo ditë ta marrin ëmbëlsirën që kërkojnë, nuk mësohen që ndonjëherë duhet të presin për atë që e dëshirojnë. Prandaj këta fëmijë bëhen më impulsivë kur rriten.

0 comments on "Ëmbëlsirat në fëmijëri ndërtojnë personalitet të dhunshëm"

Post a Comment

 

Lifestyle Copyright 2009 Reflection Designed by Ipiet Templates Image by Tadpole's Notez